Vendosni fjalën kyçe....

Tubonin kundër HEC-eve në Zall Gjocaj, policia shoqëron dhjetëra persona


Banorët e Zall Gjoçajt në Mat dhe një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar pasditen e sotme kundër ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Protesta është zhvilluar pranë Piramidës.

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar dhjetëra protestues për organizim tubimi të paligjshëm.

Shoqërimet e policisë kanë ardhur pas disa thirrjeve për t’u shpërndarë pasi protestuesit nuk po zbatonin ruajtjen e distancës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ndërsa Avokati Altin Goxhaj bën me dije se ndër të shoqëruarit janë edhe aktivistët Andi Tepelena dhe Martin Gjonaj.

Kurse në një video të Syri.net shihet teksa policia shoqëron etnologun Nebi Bardhoshi dhe një aktiviste tjetër. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *