Vendosni fjalën kyçe....

Italia ndalon zbarkimin e emigrantëve meshkuj të rritur, hap dyert për fëmijët


Qeveria e re e ekstremit të djathtë të Italisë ka penguar 35 burra të zbresin nga një anije emigrantësh, e cila ka kërkuar të qëndrojë në nja nga portet për dy javë, shkruan BBC.

Të miturit dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të zbarkonin në Siçili. Humanity 1 ishte një nga katër anijet që transportonin emigrantë që prisnin lejen për t’u ankoruar në Itali.

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, ka premtuar se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut. Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka, sipas OKB-së.

Shumë prej emigrantëve lundrojnë me varka të vogla dhe shpëtohen nga anije bamirësie gjatë udhëtimit të tyre. Në total 144 persona u lejuan të zbarkonin Humanity 1.