Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Berishën: Jemi në sintoni të plotë, do fusim kandidatët tanë në primare


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha pas takimit me kreun e PD-së Berisha në selinë blu se forca politike që drejton e ka konfirmuar marrëveshjen mes tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Në një deklaratë për mediat, ai dha hollësi lidhur me takimin rreth 30 minutësh në zyrën e Berishës duke theksuar se Partia e Lirisë do paraqesë kandidatët e saj në primaret që do zhvillohen nga PD-ja në zonat ku mendohet se ata kanë mbështetjen e duhur nga qytetarët.

Po kështu Meta tha se është në sintoni të plotë me Berishën për sa i përket bashkëpunimit.

“Referendum dhe primare. Jemi në sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara. Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë çdo emër që del nga primaret. i kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët.”” – tha Meta.