Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal mund Chelsean në Stamford Bridge dhe ruan kreun e Premier League


Arsenali ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Chelseas në derbin e Londrës të luajtur në Stamford Bridge.

Topçinjtë fituan 0-1 duke marrë tre pikë që i mbajnë në krye të klasifikimit në Premier League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gabriel në minutën e 63 pas një asist të Saka.

Për Chelsean kjo ishte humbja e dytë radhazi. Blutë renditen në vendin e 7 me 21 pikë.