Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Sarandë-Korfuz, ndalohet lundrimi në det i peshkarexhave


Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar probleme jo vetëm me qarkullimin e mjeteve, por ka pezulluar dhe punën e disa trageteve që bëjnë linjat drejt bregdetit shqiptar.

Sipas televizionit “News 24”, lundrimi është pezulluar për tragetet e linjës Sarandë Korfuz, ndërkohë që anijeve të peshkimit iu është bërë thirrje që të ndalin lundrimin në det.

Ndërkohë në Durrës, po ashtu edhe në Lezhë është pezulluar lundrimi i peshkarexhave dhe mjeteve të tjera të vogla të lundrimit.