Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i CIA-s paralajmëron ‘javë të vështira’ për Ukrainën


Ukraina përballet me ‘javë të ardhshme të vështira’ ndërsa ofensiva ushtarake e Rusisë është shtuar ndjeshëm, duke çuar në luftime gjithnjë e më të ashpra urbane dhe më shumë viktima civile, u tha ligjvënësve amerikanë të martën drejtori i CIA-s, William Burns.

Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, Burns argumentoi se presidenti Putin është ‘i zemëruar dhe i frustruar’ për përparimin e ngadaltë të fushatës së Rusisë në Ukrainë.

“Aty ku çon kjo, mendoj, është se javët e ardhshme do jenë të vështira pasi pritet të shtohen ndjeshëm sulmet dhe do kihet pak kujdes pas viktimat mes civilëve.” – tha Burns.

“E vetmja gjë për të cilën jam absolutisht i bindur – dhe mendoj se analistët tanë në të gjithë komunitetin e inteligjencës janë absolutisht të bindur – është se ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht.”

Burns akuzoi Putinin se parashikoi ofensivën e Ukrainës mbi supozimet e gabuara në lidhje me aftësinë luftarake të Kievit dhe përgjigjen e Evropës Perëndimore. Ai tha se Putini gjithashtu vuri bast se grumbullimi i rezervave të mëdha në valutë të huaj do të ‘kishte ndikim të vogël nga sanksionet’ në ekonominë ruse dhe se modernizimi ushtarak do të mundësonte një ‘fitore të shpejtë, vendimtare me kosto minimale’.

“Ai është vërtetuar se ka gabuar në çdo pikë,” pohoi Burns.

“Këto supozime kanë rezultuar të jenë thellësisht të gabuara gjatë 12 ditëve të fundit të konfliktit.” – shtoi shefi i CIA-s.

Ai shtoi se në vend që të pushtonte Kievin brenda dy ditësh, siç supozohet se ishte planifikuar, ushtria ruse nuk ka qenë në gjendje të rrethojë plotësisht kryeqytetin ukrainas pas gati dy javësh luftime.

Gjenerali Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, akuzoi ushtrinë ruse se kishte një ‘plan të keq’ në Ukrainë. Ai pretendoi se Moska ka pësuar 2,000 deri në 4,000 vdekje të trupave deri më tani.

Burns tha se viktimat ushtarake ruse në Ukrainë kanë qenë shumë më të larta se sa pritej Putin.