Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet kamioni me çimento në autostradën Kukës-Morinë, plagoset shoferi nga Kosova


Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Kukës-Morinë, ku një mjet tip bot i ngarkuar me çimento është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi nga Kosova, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”- tha Policia.