Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet ministres britanike: Gjuhë që nxit ksenofobinë, i neveritur për këtë lloj politike


Kryeministri Rama i është përgjigjur ministers së Brendshme të Britanisë Suella Braverman pas deklaratave të saj për sa u përket shqiptarëve që janë futur në ishull muajt e fundit me gomone.

Kreu i qeverisë në një intervistë për median britanike BBC tha se nuk është çështje personi po fryme e klime për të fajësuar të tjerët.

Rama tha se e gjitha ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë e krimin dhe se gjuha e përdorur nga zyrtarja britanike nxit ksenofobinë e veçimin e një komuniteti.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.” – tha Rama për BBC.