Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Të shënjestrosh një komunitet tingëllon si britmë nga një çmendinë, Britania të mësojë nga Gjermania


Në konferencën e sotme për mediet, kryeministri  Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat për krimin nga shqiptarët në Britani, dhe për emigracionin e paligjshëm.

Kryeministri tha se të shënjestrosh një komunitet e të flasësh për kriminelë nuk tingëllon diçka shumë britanike por si një britmë nga një çmendinë. Ai e krahasoi Britaninë me Gjermaninë, duke i sugjeruar vendit të parë që të marrë mësim nga ky i fundit.

“Unë mendoj që ky vend këtu është një shembull. Gjermania pati një problem të ngjashëm ku me valën e madhe krizën e refugjatëve njerëz nga rajoni e Shqiëria shkuan e nuk dëgjova asnjë politikan e jo më ministra të flasin për pushtim.

Nuk dëgjova kurrë asnjë politikan gjerman e jo më ministër të qeverisë të flasë për shqiptarët që janë kriminelë e sjellin kriminelë por pashë një qeveri mjaft të intersuar për ta trajtuar cështjen me dinjitet e respekt e për të ecur në mënyrë konkrete duke e radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve e duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyurën më dinjitoze e të respektuar.

Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish e gangsterësh lidhur me kufirin, përfaqësuesit britanikëe duhet të vijnë në Gjermani e të mësojnë shpejt e të ndreqin problemet e veta.

Ne në Shqipëri s’jemi të ndreqim problemet që kanë në Britani.
Kujtoj këtu që qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Nëse ka problem mes kanalit ta zgjidhin. Ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë por s’duhet të pranojmë kurrsesi këtë lloj retorike. Shqiptarët në Britani janë komunitet i integruar plotësisht. Në burgjet britanike shifrat flasin për më pak se 1 % të shënjestrosh një komunuitet e të flasësh për kriminelë nuk tingëllon diçka shumë britanike por si një britmë nga një çmendimë.”– tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar tha se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar.

“Më duhet të them se Merkel pati të drejtë sepse në qoftë sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të ndërlikuar për të gjithë Evropën është në sajë edhe të këtij Procesi. Kur u mblodhëm për herë të parë këtu nuk ishim takuar ashtu prej shekujt ndërsa tanimë u bë e disata herë. Falënderime që u besuat Shqipërisë mikpritjen e radhës së Samitit të Procesit të Berlinit.”– tha Rama.

Ai tha se mezi i pret liderët e BE-së në Tiranë vitin e ardhshëm dhe vlerësoi firmosjen e 3 marrëeshjeve të sotme: “Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur.  Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh.”