Vendosni fjalën kyçe....

Sopranoja Ermonela Jaho tërhiqet përkohësisht nga aktivitetet: Ma këshilluan mjekët, po luftoj me sfida shëndetësore


Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho ka anuluar aktivitetet e saj të fundit artistike, për shkak të problemeve mjekësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Jaho shkruan se mjekët e kanë këshilluar që të tërhiqej por nuk ka treguar për çfarë problemi shëndetësor bëhet fjalë.

Ajo thotë se i vjen keq fansave për zhgënjimin ndërsa u uron kolegëve suksese.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme.

Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Ju uroj të gjithë kolegëve të mi që të kenë një vrapim të mbarë. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela.”- shkruan Jaho.