Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari i Manchester United bëhet futbollisti i radhës që përballet me frikën e problemeve me zemrën (Video)


Portieri i Manchester United David De Gea ka mbështetur shokun e skuadrws Victor Lindelof pasi mbrojtësi suedez u largua nga fusha gjatë fitores së Manchester United kundër Norwich të shtunën pasi u ankua për dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Lindelof u largua me 15 minuta të mbetura nga ndeshja, pasi ish-lojtari i Benfica-s u shfaq në siklet të dukshëm dhe e mbajti dorën në gjoks, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te shokët e tij të skuadrës dhe stafi mjekësor i Manchester United.

Raportet tregojnë se qendërmbrojtësi 27-vjeçar u ankua te mjekët se vuante nga dhimbje gjoksi dhe një puls i shpejtë pas asaj që dukej të ishte një përplasje e lehtë me një kundërshtar gjatë fitores 1-0.

“Victor kishte probleme me frymëmarrjen dhe rrahjet e tij të zemrës ishin më të larta se normalja. Ai ishte pak i tronditur”, tha gjermani pas ndeshjes.

“Duket se gjithçka është në rregull, por ne do të duhet të shohim nesër. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të martën kundër Brentford.” shtoi tekniku.