Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-Ramës: Dorëhiqu, i vetmi kryeministër që ke bërë 137 fluturime charter, biznes personal me 420 milionë euro të grabitura nga inceneratorët


Kreu i PD-së Berisha kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu ai tha se kreu i qeverisë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin e është simboli i pushtetit abuziv.

Sipas Berishës Rama ka përdorur pushtetin abuziv për të krijuar sipërmarrje personale me 420 milionë euro euro të grabitura përmes inceneratorëve. Po kështu Berisha tha se Rama është i vetmi kryeministër që ka bërë 137 fluturime charter.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, pushtetin e tij. Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugallja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat. Ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime.” – tha Berisha.