Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken miliarda euro nga llogaritë e ngrira të ish-liderit libian Gaddafi


 

Prokurorët po hetojnë nëse bankat belge përfituan interesa dhe dividentë nga llogaritë e ngrira prej sanksioneve të OKB-së në 2011, pas rrëzimit nga pushteti të ish-liderit libian, Muamar Gadafi.

Deri në 5 miliardë euro mund të jetë përfituar nga personat që kontrollojnë llogaritë libiane, duke përfshirë grupet e milicisë në vend.

Kanali televiziv belg, “RTBF” tha se kur OKB-ja ra dakord të ngrinte depozitat që i përkisnin administratës së Gadafit jashtë vendit, Belgjika e kishte bërë këtë, por nuk kishte ndërprerë pagesat e interesit dhe dividentëve.

Me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 2011, OKB-ja vendosi sanksione ndaj aseteve të qeverisë libiane, duke marrë rreth 67 miliardë dollarë nga Autoriteti i Investimeve Libiane (LIA).

Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, u tha gazetarëve të martën se ai nuk ishte përfshirë në vendimin për zhbllokimin e interesave për depozitat.

Kombet e Bashkuara gjithashtu po hetojnë përvetësimin e dyshuar të miliarda eurove që u zhdukën nga llogaritë e Gadafit, sipas deputetit belg Georges Gilkinet.

“Dokumentet e OKB-së konfirmojnë se Belgjika nuk arriti të pajtohet me një rezolutë të OKB-së për ngrirjen e aseteve libiane,” i tha Gilkinet “RTBF”, duke shtuar se ai kishte marrë vetëm informacione të paqarta nga autoritetet belge. Politikani tha se është e nevojshme “për të sqaruar situatën, e cila mund të çojë në një skandal të madh, sepse qindra miliona euro u dërguan tek individë të panjohur në Libi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *