Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj për incidentin në Uzinën e armëve në Gramsh: Parandalim të çdo situate që cënon sigurinë kombëtare


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për incidentin e ndodhur në Uzinën e armëve në Gramsh.

Në një mesazh për mediet dhe publikun, Begaj bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes. Ai shton se e mbështet punën për parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare 🇦🇱.
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”- shkruan presidenti Begaj.