Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtimet me charter/ Rama nxjerr shifrat dhe krahason shpenzimet e tij me të Berishës


Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me publikimin e udhëtimeve të tij me avion charter nga hackerat.

Në një postim në “Twitter”, Rama bën një krahasim të shpenzimeve mesatare vjetore që ish-kryeministri Sali Berisha ka patur në 2008-ën me shpenzimet e tij në vitin 2022.

Rama jep një shifër që tregon se kostoja e udhëtimit të Berishës është më shumë se dyshishi krahasuar me të.

“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për udhëtime me avion tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë.

2008  –  261.023Lek të reja.

2022  –  120.459Lek të reja.”– shkruan Rama.