Vendosni fjalën kyçe....

“Kupa u mbush, boll më” – Berisha thirrje qytetarëve të protestojnë kundër dhunës policore para Ministrisë së Brendshme


Ish-kryeminstri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në një protestë përpara Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme, pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas ndalimit nga policia.

 Protesta është thirrur në orën 20:00 të mbrëmjes.

“Sot në ora 20:00 të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme! sb”– shkruan Berisha.

Protesta e thirrur në rrjetet sociale bëhet për të kundërshtuar dhunën policore. Kjo pas një sërë rastesh të vdekjeve pas shoqërimeve, ndalimeve apo ndjekjeve nga Policia.

“Boll më me padrejtësinë. Stop ekzekutimit të shqiptarëve.”- thuhet në pankartën e shpërndarë.

I riu Lear Kurti ndërroi pas shoqërimit në Komisariat nga patrulla e policisë. Sipas AMP-së dhe Prokurorisë, ndaj të riut nuk është ushtruar asnjë lloj dhune por atij atij ekspertët mjeko-ligjorë i kanë gjetur një qese plastike me lëndë narkotike në stomak, çka mendohet se i ka shkaktuar vdekjen.