Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një 37-vjeçar në Astir, policia në kërkim të autorëve


Një person ka mbetur i plagosur në Tiranë, në zonën e Astirit.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet F. D., i cili është përfshirë në një konflikt me disa persona ende të paidentifikuar dhe më pas është qëlluar me thikë.

Ai ndodhet në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *