Vendosni fjalën kyçe....

“Diplomati dhe kandidati” – Dy rastet kur “gishtat e mesit” dominuan opinionin publik


Gishtat e mesit si shprehje e revoltës dhe kundërshtisë së një fenomeni e kanë dominuar opinionin publik shqiptar në dy raste në politikën shqiptare.

E para ka ndodhur në vitin 2019 kur ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard i drejtoi gishtin e mesit protestuesve te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Në atë rast qytetarët ishin mbështetës të opozitës që tubonin kundër shoqërimeve për shkak të protestave te Astiri. Ndaj tij u bënë edhe protesta për gjestin që bëri. Më pas vetë Borchard i kërkoi ndjesë protestuesve për gjestin që bëri.

Katër vite më vonë një kandidat për kryetar Bashkie shfaqet me gishtat e mesit por ndryshe nga Diplomati, Belind Këlliçi shfaqet në një poster fushate.

Ky poster, bëri që të ziejë opinionin publik duke sjellë kundërshti nga disa shoqata dhe grupe interesi duke dënuar mesazhin.