Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni gjerman arrin nivelin më të lartë pas ribashkimit


Inflacioni vjetor në Gjermani ka vazhduar të rritet me dy shifra, duke shkuar nw 10.9% në shtator, treguan të enjten të dhënat e Entit Federal tw Statistikave (Destatis).

Sipas njoftimit për shtyp të agjencisë, shifra u rrit nga 8.8% në gusht. Norma e inflacionit ka arritur ‘një nivel më të lartë të të gjitha kohërave që nga ribashkimi gjerman’, tha presidenti i Destatis, Georg Thiel, duke përmendur ‘rritje të mëdha të çmimeve’ për produktet e energjisë, si dhe kostot e ushqimit, si arsyet kryesore për inflacionin e lartë.

Përfundimi i periudhës së zbritjes së karburantit dhe disponueshmëria e biletave prej 9 eurosh gjithashtu përshpejtuan rritjen e çmimeve në shtator, shpjegoi ai.

“Këto masa të përkohshme të paketës së dytë të lehtësimit patën një efekt në rënie në inflacionin e përgjithshëm nga qershori deri në gusht 2022.”

Raporti tregon se çmimet e konsumit në shtator u rritën dukshëm me 1.9% krahasuar me muajin paraardhës. Ai tregoi gjithashtu se çmimet e produkteve të energjisë u rritën me 43.9% nga viti në vit, pavarësisht masave të lehtësimit.

Ka pasur një rritje veçanërisht të madhe të çmimit për energjinë shtëpiake, vuri në dukje ai. Çmimet e naftës për ngrohje u dyfishuan, ndërsa çmimet e gazit natyror u rritën me 95.1%.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane ra dakord për një paketë prej 200 miliardë eurosh (194 miliardë dollarë) për ‘të zbutur kostot në rritje të energjisë dhe pasojat më të rënda për konsumatorët dhe bizneset’.

Sipas planit, i cili do financohet me huamarrje të reja, Berlini do vendosë një frenim tw menjwhershwm të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. Ai gjithashtu do  heqë një tarifë të planifikuar të gazit për konsumatorët për të shmangur rritje të mëtejshme të çmimeve.