Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të karburanteve/ PD-ja e Elbasanit nis nesër protestat


Vazhdimisht është folur për “protesta, protesta, protesta” nga Partia Demokratike dhe duket se këto protesta do të nisin nga Elbasani.

Dega e PD-së në këtë qytet njofton se protesta do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit.

Qytetarët dhe mbështetës të PD-së do të dalin të protestojnë kundër rritjes së fundit të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.

Kjo protestë vjen pasi të premten Bordi i Transparencës rriti ndjeshëm çmimin e naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Benzina u rrit gjithashtu në 204 lekë për litër.