Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ruse hap tre korridore humanitare për ata që dorëzojnë armët pranë uzinës Azovstal


Forcat e armatosura ruse hapën tre korridore humanitare pranë uzinës Azovstal në Mariupol, me automjete për të transportuar të gjithë ata që vendosën të dorëzoheshin. Kështu deklaroi të martën kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev.

“Në afërsi të fabrikës metalurgjike, tre autokolona humanitare janë vendosur në tre drejtime: e para – nga drejtimi perëndimor në rrugën Shevchenko, e dyta – nga drejtimi lindor në Avenue Pobedy, e treta – nga drejtimi verior në rrugën Taganrogskaya.”– tha Mizintsev sipas TASS, i cili drejton Shtabin Koordinues ndër-institucional të Federatës Ruse për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Sipas tij, çdo kolonë humanitare përfshin 30 autobusë dhe makina për transportin e njerëzve dhe 10 autoambulanca. Janë vendosur edhe pika takimi dhe akomodimi të përkohshëm, janë organizuar pika ushqimore dhe kujdesi parësor mjekësor.

“Edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve zyrtare të Kievit të tregojnë maturi, t’u japin udhëzimet e duhura militantëve që të ndalojnë rezistencën e pakuptimtë dhe të largohen nga qendra e rezistencës. Por duke kuptuar se komandantët e njësive ukrainase mund të mos marrin urdhra dhe komanda të tilla nga Autoritetet e Kievit, ne u bëjmë thirrje atyre që në mënyrë të pavarur të marrin një vendim të tillë dhe të lënë armët.”– tha Mizintsev.

Ai sqaroi se thirrja për t’u dorëzuar iu përcoll luftëtarëve të mbetur në Azovstal përmes zëvendëskryeministres së Ukrainës, Irina Vereshchuk.

“Kjo deklaratë iu soll palës ukrainase përmes Irina Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Ukrainës.”– tha Mizintsev.

Ai theksoi se udhëheqja ruse u garanton të gjithë atyre që kanë dorëzuar armët ruajtjen e jetës, sigurinë e plotë dhe ofrimin e kujdesit mjekësor të kualifikuar dhe respektimin e Konventave të Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës.