Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kumbaro: Aplikimet për stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm fillojnë që më 1 nëntor


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministrja e Mjedisit dhe e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se aplikimi për stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror, do të nisë muajin e ardhshëm më datë 1 dhe do të përmbyllet përpara vjeshtës së vitit 2022.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro theksoi se minimumi ligjor i parcelave ligjore do të rritet nga 20% në 30%.

“Jemi në vjeshtë po përgatitemi për dimër, por qeveria po përgatitet dhe për sezonin veror në një kohë rekord si asnjëherë më përpara.

Kaluam vendimin e Këshillit të Ministrave me disa ndryshime në menaxhimin e stacioneve të plazhit. Pasi nuk duhet të mendojmë për plazhin kur pushuesit mendojnë për plazhin, por duhet të mendojmë më herët, në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë dhe më i mirë se ai që lamë pas.

Një ndryshim që vlen të përmendet është një ndryshim i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% e ngritëm me 30%.

Do të vazhdojnë kontrata e lidhura të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur.

Dy masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me turizmin detar, siç janë stacionet e ankorimit të mjeteve lundruese.

Për vitin që vjen aplikimet për stacioniet e plazhit fillojnë më datën 1 nëntor. Pra gjithë përgatitjet për sezonin e ardhshëm do të kryhen brenda vjeshtës së vitit 2022.”– tha Kumbaro.