Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi italo-shqiptar i drogës, 20 fletë arreste


Goditet një rrjet i trafikut të trogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka nisur operacioni i policive të dy vendeve për arrestimin e 20 personave. Mes tyre dhe një i mitur.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet nisen nga Prokurori në Bolonjë, që gjurmoi organizatën e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, të rrënjosur mirë në territorin italian.

Sipas hetimeve, në zonën e Riviera Romagna dhe nga gjurimi në linjat e furnizimit të sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës, u verifikua se ato vinin nga Amerika e Jugut dhe Europa Veriore, si dhe marihuana që vinte kryesisht nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Hetimet gjithashtu identifikuan teknikat për shndërrimin e kokainës nga gjendje e lëngshme në gjendje të ngurtë.

Rreth orës 10:30 pritet një konferencë shtypi nga autoritetet italiane për të dhënë më shumë detaje nga operacioni dhe të arrestuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *