Vendosni fjalën kyçe....

Një viktimë dhe 23 raste të reja lidhur me Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *