Vendosni fjalën kyçe....

Maskat dhunojnë shoferin  në Lushnjë e i grabisin mjetin


Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë në vendin e njohur si ‘Pushimi i shoferit’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të darkës ku dy persona të maskuar kanë ndaluar një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ me targë AA398AU dhe pasi e kanë dhunuar drejtuesin, kanë rrëmbyer makinën e janë larguar në drejtim të Fierit, shkruan Shqiptarja.

Drejtuesi i mjetit, banor i fshatit Sopez të Divjakës ka njoftuar menjëherë policinë, që ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, po pa sukses.