Vendosni fjalën kyçe....

Euro 2024, Shqipëria mision aspak të lehtë në Grupin E (Kalendari)


Është publikuar kalendari i ndeshjeve të kombëtares shqiptare në rrugën e saj drejt Euro 2024.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E eliminator bashkë me Poloninë, Çekinë, Moldavinë e Ishujt Faroe.

Ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Polonisë më 27 mars 2023 në transfertë.

Në qershor 2023 ata luajnë dy ndeshje, fillimisht me Moldavinë në Tiranë e tre ditë më pas udhëtojnë drejt Ishujve Faroe.

Në muajin shtator kuqezinjtë luajnë ndej rivalëve të Çekisë jashtë fushe ndërsa më 10 shtator, tre ditë më pas presin Poloninë.

Më 12 tetor Shqipëria pret Çekinë në Tiranë ndërsa i mbyll eliminatoret me dy ndeshjet e nëntorit. Më 17 nëntor Shqipëria luan ndaj Moldavisë në transfertë kurse më 20 nëntor pret Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit eliminatore.