Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në familje e të dehur në timon, pranga gjashtë personave në Durrës


Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Durrës 24 orët e fundit.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi

“Në pranga ka rënë shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasi B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij,  shtetasi E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij), si dhe shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”