Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-ja auditon financat publike: Në 2019 dëmi ekonomik 27.3 miliardë lekë nga shkeljet


Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e zhvilluar për vitin 2019 bëri me dija edhe shifrat nga auditimi për vitin e kaluar në financat publike.

Nga auditimi për vitin 2019 KLSH-ja ka gjetur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera ku dëmi ekonomik në total kap shifrën e 27.3 miliardë lekë.

Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keq administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik

Nga auditimet e kryera në vitin 2019, kemi identifikuar disa çështje thelbësore mbi qëndrueshmërinë e financave publike, të cilat, duke qenë se vijojnë ndër vite, në mendimin tonë kërkojnë një vëmendje të shtuar të Kuvendit dhe Qeverisë. Më konkretisht, rezultatet e auditimeve të vitit 2019 sintetizohen në disa indikatorë themelorë për veprimtarinë audituese të KLSH-së, si vijon:

Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me DËM EKONOMIK në shumën totale prej 27,3 miliardë lekë, ose 223,8 milionë euro.

Puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka vlerësuar një nivel të lartë risku. Edhe këtë vit, shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keq administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, etj.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 130,5 miliardë lekë, ose afërsisht 1,044.1 milionë euro”-thuhet ndër të tjera në raportin e KLSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *