Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Bashkë me Shqipërinë jemi të pakapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla gjithashtu ka mbajtur sot fjalim në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në 110 vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij, Sveçla kërkoi që hapat mes qeverive të dy vendeve të jenë të koordinuara. Sipas tij, sëbashku dy vendet janë të pakapërcyeshme politikisht dhe ekonomikisht.

“Kemi realizuar një shtetim të madh të shqiptarëve. Tani është koha që hapat tonë të jenë një, që mbërritja drejt qëllimit të jetë edhe më i shpejt. Marrëveshjet mes dy vendeve, kanë nisur të japin efektet e para.

Ka një sërë marrëveshjen për hapjen e pikave të përbashkëkufitare për lehtësimin e procedurave. Si pasojë e kësaj mase, gjatë verës kalimi i kufirit është bërë pa asnjë procedurë. Kemi eliminuar barrat burokratike.
Po punojmë për forcimin e Kosovës, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të Shqipërisë.
Bashkë me Shqipërinë, të pa kapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht.”– tha ministri Sveçla në këtë mbledhje të parë të përbashkët mes dy Kuvendeve.