Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se qëlloi më thikë 21-vjeçarin, pranga 54-vjeçarit në Elbasan


Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëntori’ ku pas një konflikti 54-vjeçari me iniciale P.R. akuzohet se ka qëlluar me thikë të riun me iniciale F.Sh.

Ky i fundit është dërguar me shpejtësi në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.  

Njoftimi

“Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori. Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”