Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Opozita protestë para kryemnistrisë, të stimulojë SPAK-un për të goditur të “paprekshmit”


Nënkryetari i Partisë Demokratike Luciano Boçi, deklaroi se opozita duhet të dalë në protestë para Kryeministrisë, “për të nxitur SPAK-un që të godasë aferat korruptive dhe të kapë “të paprekshmit”.

Boçi ishte i ftuar në studion e emisionit “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alishani, demokrati tha se opozita e ka kaluar testin për të ushtuar presionin e duhur ndaj prokurorisë speciale.

“Sot, të gjitha çështjet penale që ka SPAK-u janë për shkak të presionit të opozitës: inceneratori, sterilizimi dhe të tjera. Meqënëse kjo funksionon, niveli i protestës duhet të rritet, të dalë edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të stimulohet dhe të kapërcejë pengesat për të dalë aty ku të gjithë duam: të godasë korrupsionin dhe aferat. Përderisa SPAK-u nuk lëviz vetë dhe ka shenja që lëviz sipas protestës, pse jo, protesta të zhvendoset edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të drejtohet edhe te “njeriu i paprekshëm”. Sepse ai vendos dhe përcakton gjithçka që ndodh. Të goditet pra ai person që rregullon të gjithë këmbët e oktapodit sepse ka menaxhim të tipit mafioz.”­ – tha Boçi.