Vendosni fjalën kyçe....

Piloti shpërthen ndaj drejtuesve të F1 pas rrezikut në pistën ku vite më parë vdiq kolegu (Video)


 

Piloti francez i Formula 1, Pierre Gasly, shpërtheu ndaj FIA-s, autoriteti global i motorsportit të dielën, pasi pothuajse u përplas me një mjet ndihmës në pistën ‘Suzuka’ gjatë Çmimit të Madh të Japonisë.

Me pamjen e kufizuar për shkak të reshjeve të shiut, Gasly kaloi vinçin që ishte futur për të rimarrë makinën e Carlos Sainz dhe menjëherë shprehu shqetësimin e tij në radio.

“O Zot, çfarë…çfarë është ky vinç? Ç’është ky vinç në rrugë?” Pyeti Gazli.

“Kjo është e papranueshme! Nuk mund ta besoj këtë. Nuk duam të shohim kurrë, një vinç në pistë.” – shtoi ai.

Incidenti riktheu menjëherë kujtimet e aksidentit tragjik në të njëjtën pistë në vitin 2014.

Pasi u përplas me një mjet ndihmës në kushte të lagështa, Jules Bianchi pësoi lëndime të rënda në tru dhe vdiq një vit më vonë nga plagët e tij.

“Është krejtësisht e papranueshme.” – tha shefi i Red Bull, Christian Horner.

“Ne humbëm Jules Bianchi-n këtu dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë, kështu që duhet të bëhet një hetim i plotë pse ndodhi, sepse padyshim që vinçi nuk duhej të ishte.”

Duke reaguar ndaj incidentit, FIA tha se flamuri i kuq ishte vendosur tashmë kur makina e sigurisë doli në pistë.

Ai nuk ishte i vetmi shofer i befasuar kur pa mjetin në pistë. Sebastian Vettel i Aston Martin gjithashtu doli në radio pasi kaloi vinçin dhe tha: “Herën tjetër, ata duhet të na informojnë nëse ka një vinç në rrugë.”

Pas fitores së tij në garë, kampioni në fuqi Max Verstappen fitoi titullin kampion bote për të dytin vit radhazi.