Vendosni fjalën kyçe....

Partia gjermane e ekstremit të djathtë proteston ndaj krizës energjetike


Mijëra mbështetës të ekstremit të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) marshuan të shtunën në Berlin për të protestuar ndaj politikës energjetike të qeverisë.

AfD shpreson të instrumentalizojë krizën energjetike dhe inflacionin në rritje me protesta të vazhdueshme në muajt e ardhshëm për të tërhequr më shumë votues potencialë nën moton: ‘Siguria energjetike dhe mbrojtja nga inflacioni – vendi ynë në radhë të parë’.

Demonstruesit mund të shiheshin duke mbajtur flamuj gjermanë dhe rusë, si dhe simbole të ekstremit të djathtë, sipas rrjetit të transmetimit RBB të Berlinit.

Ata mbanin gjithashtu postera me slogane që shkruanin: ‘Stop çmendurisë së qeverisë’ dhe ‘Po energjisë bërthamore’.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë, e përbërë nga socialdemokratët, të gjelbërt dhe demokratët e lirë, duke i quajtur ata si ‘armiq të shtetit’.

Ndërkohë, qindra kundërdemonstruesit kryesisht të majtë dolën në rrugët e qarkut qeveritar të qytetit për të protestuar kundër demonstratës së AfD.

Ata akuzuan AfD-në për shfrytëzim politik të kostos në rritje të energjisë dhe ushqimit. Edhe pse qindra policë u vendosën për të mbajtur rendin, pati disa raportime për përleshje të vogla.