Vendosni fjalën kyçe....

“Korriku që vjen do të jetë më i nxehtë“- Saimir Korreshi zbulon se do të bëhet me djalë (VIDEO)


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Facebook lajmin e mirë se do të bëhet baba për herë të dytë. Dhe këtë radhë do të jetë një djalë.

“Korriku që vjen do jetë më i nxehtë!”– shkruan Korreshi pasi ky është muaji që pritet të vijë në jetë djali i tij.

Në videon e publikuar, Korreshi shihet pa kostumin e politikanit por në një festë private me familjarët e tij, ku ka zbuluar gjininë e foshnjes.

Deputeti dhe bashkëshortja e tij shfaqen të lumtur teksa mësojnë nga tollumbacet se do të bëhen me djalë. Ata janë dhe prindër të një vajze të vogël.

Korreshi njihet për gjuhën e tij të thjeshtë në Parlament, ku shpesh ka shkuar me kastraveca, domate e produkte të tjera që prodhohen nga fermerët në Lushnje, ku ka ngritur zërin për ta dhe problemet e tyre.