Vendosni fjalën kyçe....

BE pritet të shtojë Rusinë në ‘listën gri’ të parajsave fiskale


BE-ja pritet të shtojë Rusinë në ‘listën e saj gri’ të parajsave të pretenduarea pretenduara fiskale, e cila përfshin vendet që konsiderohen ‘jo bashkëpunuese’ në reformën tatimore, megjithëse nuk do ta shtojë atë në ‘listën e zezë’.

Gazeta e lajmeve e Brukselit EUobserver shkroi në fillim ta javës se një draft version i listës gri, i cili do të miratohet më 24 shkurt, tregoi se Rusia do të shtohet së bashku me disa vende dhe territore të tjera, duke përfshirë Bermudën, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Izraelin.

Në total, lista do të rritet nga 15 në 25 juridiksione ndërsa lista e zezë nuk pritet të ndryshojë.

Në qershor të vitit të kaluar, BE-ja njoftoi se i konsideronte rajonet e veçanta administrative të Rusisë si ‘regjime të dëmshme tatimore’.

Tetorin e kaluar, BE-ja hoqi Anguilën, Republikën Domenikane dhe Ishujt Seishel nga lista e saj e zezë e parajsave fiskale.