Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se përplasi për vdekje dy turistët italianë, arrestohet 17-vjeçari në Sarandë


Është arrestuar 17-vjeçari i cili akuzohet se përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e para të mëngjesit.

Ai e drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe pas aksidentit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore bashkë me pasagjerin.

Dy turistët italianë që udhëtonin me motoçikletë humbën jeën në aksident.

Pas ngjarjes së rëndë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e Rrugores në Sarandë si dhe ngriti një grup pune do analizojë ngjarjen e do hetojë zinxhirin komandues të Policisë Rrugore të qarkut.