Vendosni fjalën kyçe....

FDA ndalon publikimin e autopsive të personave që vdiqën pas bërjes së vaksinave – Media


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po kundërshton të publikojë rezultatet e autopsive të kryera mbi njerëzit që vdiqën pasi bënë vaksinat kundër Covid-19.

FDA-ja thotë se i ndalohet publikimi i dosjeve mjekësore.

Refuzimi iu dha The Epoch Times, i cili paraqiti një Akt të Lirisë së Informacionit për të gjitha raportet e autopsive të marra nga FDA-ja në lidhje me çdo vdekje të raportuar në Sistemin e Raportimit të Efekteve të Padëshiruara të Vaksinës pas vaksinimit kundër Covid-19.

Raportet paraqiten në sistem kur një person përjeton një efekt të padëshiruar, ose një problem shëndetësor, pas marrjes së një vaksine. FDA dhe agjenci të tjera kanë për detyrë të hetojnë raportet ndërsa autoritetet kërkojnë dhe shqyrtojnë të dhënat mjekësore për të verifikuar raportet, përfshirë autopsitë.

Megjithatë FDA nuk pranoi të lëshonte ndonjë raport, madje edhe kopje të redaktuara. FDA citoi ligjin federal, i cili u mundëson agjencive të fshehin informacionin nëse agjencia ‘parashikon në mënyrë të arsyeshme që zbulimi do dëmtonte një interes të mbrojtur nga një përjashtim’, me përjashtimin që nënkupton ‘skedarët e personelit dhe skedarët mjekësorë si dhe dosje të ngjashme, zbulimi i të cilave do të përbënte qartë një shkelje të pajustifikuar të privatësisë personale’.

Kim Witczak, një avokate për sigurinë e barnave, i cili këshillon FDA-në si pjesë e Komitetit Këshillues për Barnat Psikofarmakologjike, tha se raportet mund të publikohen me informacione personale të fshira.

“Informacionet personale mund të redaktohen lehtësisht pa humbur mësimet e mundshme nga autopsia.” – tha Witczak për The Epoch Times përmes emailit.

Njerëzit bëjnë zgjedhjen për të dorëzuar rezultatet e autopsisë në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Padëshiruara të Vaksinës, vuri në dukje Ëitczak.

“Nëse dikush dorëzon përvojën e tij në VAERS, ata duan dhe presin që ajo të hetohet nga FDA. Kjo përfshin raportet e autopsisë.” – tha ajo.

Autopsitë janë ekzaminimet e personave të vdekur që kryhen për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Autopsitë mund të jenë një pjesë e rëndësishme e analizës pas vdekjes dhe duhet të bëhen veçanërisht me rritjen e vdekjeve pas vaksinimit kundër Covid-19.” – tha Witczak.

FDA përgjigjet

Një zëdhënës i FDA-së vuri në dukje se vdekjet pas vaksinimit kundër Covid-19 janë të rralla, duke përmendur numrin e raporteve nga VAERS.

Që nga 14 shtatori, janë raportuar 16,516 raportime për vdekje pas vaksinimit kundër Covid-19. Përafërsisht 616 milionë doza janë administruar në Shtetet e Bashkuara deri në shtator.

Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte nëse FDA-së do publikonte ndonjëherë rezultatet e autopsisë, por vuri në dukje një punim të autorizuar nga studiues të FDA-së dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Punimi, i cili nuk është shqyrtuar nga kolegët, ka analizuar rreth 9800 raporte të vdekjes nga VAERS pas vaksinimit kundër Covid-19 të paraqitur nga 14 dhjetor 2020 deri më 17 nëntor 2021. Studiuesit zbuluan se normat e raportimit ishin më të ulëta se sa pritej.

“Tendencat në normat e raportimit pasqyruan tendencat e njohura në normat e vdekshmërisë në sfond. Këto gjetje nuk sugjerojnë një lidhje midis vaksinimit dhe rritjes së përgjithshme të vdekshmërisë.” – shkruan studiuesit.

Studiuesit vunë në dukje se studimet e mëparshme kanë zbuluar se efektet anësore të raportuara në VAERS janë një numër i vogël i numrit të vërtetë të ngjarjeve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Epoch Times