Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinieri shqiptar në Kanada: A përfitojmë prej naftës në Shpirag


Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Agron Shehu, inxhinier profesionist nafte në Shqipëri, në Kuvajt, Libi dhe Kanada dhe njëkohësisht kryenegociator i kërkim-zbulimit të naftës në Dumre.

Në një lidhje skype ai tregoi si është vjedhur nafta shqiptare këto 33 vjet dhe ku qëndronte problemi me kontratat e lidhura me kompanitë e huaja, prej të cilave Shqipëria nuk përfitonte asgjë.

Ai foli dhe për mundësinë e gjetjes së naftës në Shpirag dhe cilat ishin pengesat për të përfituar prej saj.

“Shtetit i intereson më tepër joint-venture. Kontratën e zgjedh në bazë të fuqisë që ke për të kontribuar. Në rastin e shtetit shqiptar, ishte i pafuqishëm për të kontribuar në një joint-venture. Nëse nuk mundesh të kontribuosh, ndodh si psh me Shpiragun, i cili mendohet të jetë një vendburim tepër i thellë dhe investimet janë shumë të mëdhaja dhe risku është shumë i madh. Kur është risku i madh, edhe kompanitë e mëdha në botë nuk futen.

Shpiragu është shumë i thellë, e kjo nënkupton shumë risk. Zakonisht shpohen disa puse për të parë nëse ka përfitim apo jo, pra ja vlen apo jo dhe mesa di unë në Shpirag kjo nuk është bërë akoma, është në punë e sipër analiza.

Unë nuk e kam parë kontratën, por kam parë atë të Patos-Marinzës, të Delvinës, Visokës. Këto i kam parë dhe i kam lexuar e nuk mendoj se kontrata e Shpiragut duhet të jetë ndryshe nga këto. Shpiragu është edhe shumë i thellë, që nënkupton që investimet do jenë shumë të mëdhaja. Varet pastaj sa i madh do të jetë si vendburim. Mendoj se do jetë e njëjta gje si me Patos-Marinzën.

Kjo do ndodhë nëse investimet kapitale do mbulohen 100%. Nëse mbulohen 25% atëherë kontrata është tjetër gjë, është shumë e mirë. Nëse mbulohen 100% është vështirë që shqpitarët të fitojnë dicka. Diferencën e bën pikërisht kjo. Me 25% fitojmë, më 100 humbasim 100%.

Nuk mund të flas me siguri, por ai është burim gëlqeror dhe zakonisht ato nuk janë kaq të thella sa kompania që do investojë të nxjerrë edhe investimin e saj edhe të përfitojnë shqiptarët. Po të më merrej mendim sot, unë nuk do merrja fare investitorë të huaj. Ndoshta vetëm në Shpirag që është risku i madh, por në Patos-Marinzë psh që është zonë e njohur, e dimë që ka naftë.”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dritare.net