Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale/ Meta: Synojmë çdo këshill, opozita duhet të ketë 1 kandidat për çdo bashki


Në një konferencë për mediat, kreu i PL-së Ilir Meta ka deklaruar se në zgjedhjet lokale partia e tij synon të dalë forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë në vend.

Po ashtu Meta tha se është e rëndësishme që opozita duhet të ketë 1 kandidat për çdo bashki gjatë zgjedhjeve.

“Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë në Tiranë e kudo gjatë zgjedhjeve. Është kushti jonë i padiskutueshëm. Rikthimi i PL do jetë shumë i fuqishëm Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm së Parlamenti sotëm që ka disa koorporata akoma. Të jeni të sigurt. Jo vetëm matje por në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Në ballafaqim me një shtet mafioz që fut në burg një nënë 82 vjeç për një kotec në fshat dhe legalizon katet pa leje aty te Myslym Shyri të administratorit që bleu votat në Zall Herr. Është shumë e rëndësishme që opozita të ketë 1 kandidat në çdo bashki. Ne nuk do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie dhe asnjë kandidat.”– u shpreh Meta.

Për zgjedhjet lokale ai theksoi se çdo vonesë i jep kohë kryeministrit Edi Rama të blejë opozitarë dhe t’i bëjë presion qytetarëve.

 “Isha në terren sapo takova një grup të mrekullueshëm të rinjsh. Bashkimi i qytetarëve shqiptarë për ti dhënë fund këtij shteti të kapur nga rilindja që po shpopullon Shqipërinë. S’do ketë vonesë nga Meta.

Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar, në radhë të parë me PD. Ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe të forcojë aksionin opozitar.

Lojërat e ish-lideshipit të PD që e përdorte për shantazhet e veta tek qeveria. Kjo nuk ekziston tek PL përballjen e ka me Edi Ramën, do të bashkojë me forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Ramën, çdo vonesë i jep kohë të blejë opozitarë, të rrisë presionin ndaj qytetarëve, duhet që vala e zemërimit të kthehet në presion publik.”– tha ai.