Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në shenjë revolte bllokojnë Rrugën e Kombit kundër rritjes së çmimeve


Protesta kundër rritjes së çmimeve e shtrirë në disa qytete ka ndër to edhe në Mirditë ka bërë që qytetarët të bllokojnë rrugën e Kombit në shenjë revolte për nivelin e lartë të çmimeve.

Në Ukrainë ka luftë, çmimi i naftës është 1 euro, kurse këtu pa luftë rritet çmimi. Këtu ka dorë shteti dhe oligarkët që vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre. Jemi mbledhur sot këtu dhe njerëzit duhet të kuptojnë se vetëm përmes protestave mund dhe do të bëjë kjo qeveri pas. Ne do të protestojmë çdo ditë. Do shkojmë edhe në Tiranë nëse na thërrasin për protesta kombëtare“, tha një protestues.

Janë bërë të gjitha bashkë çmimet të papërballueshme. Duhet të dalin të gjithë shqiptarët në  protestë edhe policët se dhe ato me naftë lëvizin.  Duhet të jemi të bashkuar“, tha një tjetër.