Vendosni fjalën kyçe....

Autostrada në Florida mbushet me birrë pas përplasjes së 5 gjysmërimorkiove (PAMJET)


Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre të cilat u derdhën mbi asfalt, pas një përplasjeje ku u përfshinë pesë kamionë gjysmërimorkio.

Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkio që mbante birrën u përplas me kamionët e parkuar në anë të rrugës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të derdhura, saqë rruga mezi shihet.

 

Si ndodhi aksidenti?

Sipas Tampa Bay Times, dy gjysmërimorkio u përplasën në autostradën e ngarkuar të mërkurën në mëngjes dhe u përmbysën.

Dy gjysmërimorkio të tjera u tërhoqën dhe ndaluan për të ndihmuar, po ashtu një kamionçinë. Por një gjysmërimorkio e pestë – ajo që mbante birrën nuk ndaloi dot në kohë dhe u përplas me automjetet e parkuara.

Përveç birrës, në të gjithë rrugën është derdhur edhe betoni i transportuar nga një prej kamionëve. Nga aksidenti u raportuan vetëm lëndime të lehta.

Autostrada përfundimisht u rihap disa orë më vonë.