Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në një aktivitet të organizuar në Akademinë e Shkencave, ku janë pranuar 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.
Gjatë fjalës së tij, Rama e ka cilësuar si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave ku ka vlerësuar rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi në këtë.
Ai tha se për herë të parë është arritur depolitizimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave, pasi sipas tij në respekt të pakicës Gjinushi nuk e ka uruar për fitoren e zgjedhjeve.
“Meqë jemi këtu sëbashku, më lejoni t’ju them një sekret të vogël, besoj domethënës. Që për herë të parë Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve.
Pavarësisht se është i këaqur që unë i kam fituar zgjedhjet, ka menduar edhe për ata anëtarë të akademisë që janë të mërzitur që unë i kam fituar zgjedhjet. Meqenëse ata janë pakica, për herë të parë në historinë e tij është bërë me pakicën.
Kshu që nuk besoj se ka detaj më domethënës për efektin e kësaj reforme, kur u arritur dhe depolitizimi i Skënder Gjinushit, e ardhmja është e sigurtë dhe nga ana tjetër është e sigurt që sot për herë të parë gjithë anëtarët e kësaj akademie kanë në dorë çelësat e saj.”– tha Rama.