Vendosni fjalën kyçe....

Privatizimi i ish-‘Kompleksit Partizani’, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu thirret në SPAK


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është parqitur sot në SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të ‘ish-Kompleksit Partizani’, që po hetohet nga organi i akuzës.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa është thirrur në cilësinë e deklaruesit për çështjen e privatizimit të godinës.

Mediu u përgjigj për rreth një orë para prokurores së çështjes Enkeleda Millonai mbi procedurat për privatizimin në fjalë.

Çështja në fjalë ka nisur pas kallëzimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Ai ka kallëzuar disa zyrtare dhe ish-zyrtarë, përfshi ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami e dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, se e kanë kryer privatizimin e kompleksit në shkelje të ligjit.

Po sot, para Mediut, Taulant Balla ishte në SPAK .