Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita duhet të jetë çekani për denoncimin e vjedhjes e blerjes së votës nga Rama”


Analisti Fatos Lubonja theksoi sot se opozita duhet të jetë çekani i denoncimit të vjedhjes e blerjes së votave nga ana e kryeministrit Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ai tha blerja e marrja e votës me çdo mjet nuk mund të kthehet në diçka normale pasi vendi do futej në një spirale të rrezikshme.

Po kështu ai shtoi se duhet një aleancë e opozitës me shoqërinë civile e median për të shpëtuar demokracinë.

“Mendoj se ka ardhur koha të thuhet ndal Ju kujtohen zgjedhjet e vitit 1996? Nëse Berisha do sillej ndryshe atëherë, do ishte situatë tjetër. Krimi ndjell krimin, ai krim po nuk u ndalua do ndjellë krim tjetër. Me Ramën duhet mbajtur çekani që ka vjedhur votat, jo të na bëjë premtime për mandatin e 4-t. Çekan duhet të jetë opozita. Në këtë situatë çfarë të pres që nesër të të vijë policia për të ta marrë votën, kur sot ta marrin, një pjesë i kanë thënë na lekët, shko voto, guxo mos votosh. Merri edhe mbyll gojën. Nesër mund të jetë më keq se kështu. Tani drejt kujt do shkojmë. Duhet aleancë për mbrojtjen e demokracisë, të jenë opozita, media, shoqëri civile, opozita jashtëparlamentare. Vetëm kjo mund të bëjë presion. Tani mund të biesh në disfatizëm, e të rrish shtrirë. Një diktator si Enver Hoxha e mësuam ku na çoi, mjerim që e paguam sot e kësaj dite. Demokracia është kush gabon, korrigjohet, dhe frenimi është pozitiv, se vjen dikush. Basha mund të jetë i lumtur, nuk e di. S’ka bërë rezistencën e duhur pas kësaj. Nuk është kaq. Kaq fuqi kanë? A janë të kompromentuar? Koha do e tregojë.” – tha Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *