Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë paralajmëron për ‘potencialin ushtarak të Rusisë’


Ndërsa ishte entuziast për përparimet e raportuara nga ushtria ukrainase në rajonin e Kharkovit, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u bëri thirrje gazetarëve të mos e harrojnë potencialin ushtarak të Rusisë.

“Është e qartë se ata ende kanë një ushtri të aftë për të shkaktuar dëme dhe viktima të shumta.” – u tha Kirby gazetarëve në një konferencë të martën pasdite.

Pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat mund të jenë përballur rusët në Ukrainë, ushtria e tyre është ‘ende shumë e madhe dhe shumë e fuqishme’ dhe presidenti rus Putin ‘ka ende një kapacitet të tmerrshëm ushtarak të mbetur në dispozicion, jo vetëm për t’u përdorur në Ukrainë. por potencialisht diku tjetër’, shtoi ai.

Forcat ukrainase u zhvendosën në zonat në veri dhe lindje të Kharkovit javën e kaluar, me presidentin Zelensky që pretendoi territore të rimarra me sipërfaqe mbi 2,000 kilometra katrorë. Moska pretendoi se trupat ruse që më parë mbanin qytetin e rëndësishëm strategjik të Izyum ishin ‘ridislokuar’.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishyna i tha France 24 të martën se operacioni në Kharkov ishte një ‘pikë kthese’ jo vetëm e luftimeve që nga shkurti, por e ‘luftës që filloi në pranverën e vitit 2014’, duke iu referuar përpjekjeve të Kievit për të vënë nën kontroll Republikat e Donetskut dhe Luganskut.

Më herët gjatë ditës, duke u shfaqur në ‘Good Morning America’ të ABC-së, Kirby shprehu besimin se Kievi mund të ruajë ritmin e operacioneve, duke vënë në dukje se ‘ata e kanë planifikuar këtë kundërofensivë me shumë kujdes’.

Sipas Neë York Times, zyrtarët ushtarakë britanikë dhe amerikanë punuan së bashku me shtabin e përgjithshëm të Ukrainës për të planifikuar kundërsulmin. Atasheu i ri i mbrojtjes i SHBA-së në Kiev, Gjeneral brigade Garrick Harmon, ‘filloi të kishte seanca ditore me oficerët më të lartë të Ukrainës’ në prag të kundërsulmit, raportoi gazeta të martën.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu i dhanë Ukrainës inteligjencën për pozicionet ruse, duke vënë në dukje se fronti në verilindje ishte më i dobët se në jug, tha Kahl.