Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për planin e qeverisë: Paketë gjysmake, mos mburremi sikur vetëm ne kemi lidera që përballojnë kriza


Dy deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu dolën sot në një konferencë për mediat për të folur për situatën ekonomike, paketën antikrizë të qeverisë si dhe zgjidhjet e mundshme.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku kërkoi të pezullohen tenderat për investime të panevojshme në kohë krize dhe i gjithë investimi të përqëndrohet për të ndihmuar qytetarët.

“Çmimi i energjisë në tregje dhe bursa është i paparashikueshëm. Nuk duhet të qahemi dhe mburremi sikur vetëm ne kemi liderë në Shqipëri që përballojmë kriza. Besoj se ndodhemi në një situatë kur vendimet duhet të ishin marrë që në shtatorin e vitit të kaluar.

Masa e fundit që merr qeveria është të bëjë tendera dhe koncesione. Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve dhe të sigurohen kursime. Nuk e kemi luksin të paguajmë. Tenderat duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar për ndihmën ndaj qytetarëve.

 Sot miratohet një gjysmë paketë që nuk quhet paketë me 50 mln euro që është ndryshim rutinë i buxhetit. Këto janë shqetësime për krizën ekonomike. Këto duhet të jenë tema debate për këdo dhe i thërrasin qytetarët në protestë dhe kolegët në parlament për të ngritur zërin për këto abuzime të qeverisë.”- deklaroi Tabaku.

Ajo u pyet nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë para Inceneratorit të Tiranës. Deputetja tha se është e rëndësishme që kushdo të protestojë në lidhje me shkeljet e kësaj qeverie.

“Komisioni hetimor zbuloi një aferë të jashtëzakonshme. Kontrata është abuzive. Është korruptive. Kur qeveria mori informacion nga KLSH. Ajo duhet t’i kishte ndaluar pagesat. Pagesat për Inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës vazhdojnë.

Unë shpresoj shumë për aferën e inceneratorëve SPAK duhet të bëjë drejtësi të plotë. Shpresoj që hetimet të vazhdojmë. Dhe nga komunikimet zyrtare që kam me SPAK. Është shumë e nevojshme që kushdo të protestojë për energjinë, për vjedhjen.”- tha Tabaku.