Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton tregon si e harroi të bijën Chelsea në Kremlin kur ishte fëmijë


Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, për pak sa nuk e la vajzën e saj Chelsea në Kremlin kur familja e parë ishte në një vizitë shtetërore në Moskë gjatë presidencës së Bill Clinton, zbuloi ish-zonja e parë në emisionin Tonight Show.

Clinton e tregoi historinë në përgjigje të një kërkese nga gazetari Jimmy Fallon që e pyeti për ndonjë ‘çmenduri pushimesh’.

Duke pranuar se përvoja ishte ‘mjaft traumatike’, Clinton pretendoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin harruar pas formaliteteve të vizitës së tyre me presidentin e atëhershëm rus Boris Yeltsin dhe tashmë ishin futur në limuzinën e tyre për t’u kthyer në aeroport përpara se ta kuptonin se Chelsea nuk ishte e pranishme.

“A mund ta imagjinoni ta lë fëmijën tim të vetëm në Kremlin, veçanërisht me gjithçka që ka ndodhur?” – tha Clinton për dëgjuesit, me sa duket duke iu referuar këmbënguljes së saj se Moska ishte fajtore për humbjen e saj në zgjedhjet e vitit 2016 ndaj Donald Trump dhe teorisë së ndërlikuar të konspiracionit lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.