Vendosni fjalën kyçe....

Dërgohen në spitalin e Fierit me shenja helmimi 9 punonjëse të një fabrike ullinjsh


Nëntë punonjëse të një fabrike përpunimi ullinjsh janë dërguar në spitalin e Fierit me shenja helmimi.

Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në rrugën Fier-Vlorë.

Sipas policisë dyshohet se helmimi ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga një produkt artomatizues i përdorur nga njëra prej punonjëseve.

Njoftimi

“Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”