Vendosni fjalën kyçe....

Francë/ Rrumbullaku takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh


 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol),.Jurgen Stock.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj.

Jurgen Stock shprehu se ishte i nderuar që priste Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptare, duke e cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar policor si një organizatë aktive, si me Interpolin, ashtu edhe me partnerët e tjerë.

Ndërsa Rrumbullaku shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin që Interpol i ka dhënë dhe po i jep Policisë së Shtetit.

 “Jemi të vendosur për ta zgjeruar bashkëpunimin me Interpolin dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. “ tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për mbështetjen që Interpol ka dhënë dhe jep në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe e njohu atë me ristrukturimin që po kalon Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e strukturave efikase që i përgjigjen sfidave aktuale, rritjen e nivelit të trajnimit të efektivëve të Policisë dhe për një qasje të re në raportin me qytetarët.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se një nga mënyrat me efecientë për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim, ku Interpol mund të luajë një rol deciziv. Drejtori i Përgjithshëm solli në vëmendje gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh, që të arrihet sukses.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mbështetje për qasjen e Drejtorit të Përgjithshem në lidhje me reformat në Polici dhe sidomos në trajnimin policor, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ku të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme. Gjithashtu, ai e vlerësoi Policinë e Shtetit si një organizatë me rëndësi dhe besueshmëri ne arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.