Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle flet për marrëdhënien e saj me familjen mbretërore: “Falja është me të vërtetë e rëndësishme”



Meghan Markle është gati të tregojë përsëri historinë e saj, këtë radhë në një intervistë me The Cut, duke u shfaqur si ylli i kopertinës së revistës së modës për botimin e vjeshtës.

Intervista e saj me gazetaren Allison P. Davis nuk ishte aq e mbushur me “bomba” sa intervista e saj me Oprah. Megjithatë Meghan preku përsëri marrëdhëniet me familjen mbretërore, duke diskutuar efektet e tabloidëve mbi të.

Në këtë intervistë Meghan fajësoi kulturën e tabloideve në Mbretërinë e Bashkuar për distancimin e saj nga babai Thomas Markle, dhe shtoi se edhe marrëdhënia e Harry-t me babanë e tij Princin Charles gjithashtu ishte prekur.

“Harry më tha: ‘Kam humbur babin tim në këtë proces’. Nuk duhet të jetë e njëjta gjë për ta si për mua, por ky është vendimi i tij.”- tha ajo.

Meghan tha se ajo kurrë nuk kishte për të nënshkruar një marrëveshje moszbulimi pas largimit nga familja mbretërore dhe se çdo gjë që ajo nuk ka thënë vjen nga fakti se ajo është “ende duke u shëruar”.

Pas gjithë gjërave që janë thënë, Meghan beson se ka vend për falje mes saj dhe familjes mbretërore.

“Mendoj se falja është vërtet e rëndësishme. Duhet shumë më tepër energji për të mos falur.”– tha ajo. “Por duhet shumë përpjekje për të falur. Unë me të vërtetë kam bërë një përpjekje aktive, veçanërisht duke e ditur se mund të them gjithçka.” Ajo heshti, pastaj në fund tha: “Kam shumë për të thënë derisa nuk e bëj. A ju pëlqen kjo? Ndonjëherë, siç thonë ata, heshtja është ende pjesë e këngës.”